Politika vajton humbjen e Godos

04/12/2011 09:00

E diela është shpallur ditë zie pas vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Njoftimi është dhënë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Kuvendi lajmeroi se në mesdite do të bëhen homazhe në nder të zotit Godo në hollin e sallës së parlamentit.

Pasditen e së shtunës, shumë miq, kolegë, politikanë e personalitete kanë ngushëlluar nga afër familjen e të ndjerit. Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale, hiresia e tij Anastas ishte nder ata qe ngushelluan familjen, ndersa kryerepublikani Fatmir Mediu, e ka cilesuar nje humbje te madhe vdekjen e “mikut” dhe “mentorit” të tij, Sabri Godos.

”Ky është një moment shumë i dhimbshëm personal, por jo vetëm thjesht për mua, por edhe për të gjithë politikën shqiptare dhe njerëzit e këtij vendi. Sabriu nuk do të mbahet mend vetëm si kryetari i Partisë Republikane, por si burri i urtë, shkrimtari dhe patrioti që vendosi gjithmonë mbi gjithçka interesat kombëtare”, u shpreh Mediu.

Kreu i shtetit, Bamir Topi, nderkaq, shprehu keqardhjen e tij, duke e cilesuar Godon si nje politikan moderator ne politiken shqiptare 20-vjecare. Ne mesazhin e ngushellimit, me kete rast, presidenti thote se Sabri Godo ishte nje personalitet ne fushen e kultures dhe nje emer me kontribute publike.

Kryeministri Berisha, pas vizitës në shtëpine e familjarëve të Zotit Godo, ka ngushëlluar ata për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “Këto 20 vite, me veprimtarinë politikë, u shndërrua në simbol të urtësisë, maturisë, mençurisë së politikanit. Themeloi partinë e dytë opozitare në Shqipëri, e drejtoi atë me aftësi dhe mençuri të madhe. Godo dha një kontribut thelbësor në ligjet dhe procesin e ligjeve themelore të vendit”.

Edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. ka shprehur ngushellimet e saj. Sipas Znj. Topalli. me ndarjen Sabri Godos nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, bota e letrave një shkrimtar, ndersa Partia Republikane, themeluesin e saj. Nderkohe ne nje mesazh ne emer te socialisteve shqiptare, Edi Rama shprehu ngushëllimet më të përzemërta per familjen e Sabri Godos.

Duke pranuar se ai ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste, ai pohoi gjithashtu se Godo ka qenë e do të mbetet për ta një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili ne momentet me te vështira të vendit,  u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes.

Gjthashtu, Rama u shpreh se  Sabri Godo do të çmohet gjithnjë për vazhdimësinë e tij në mbrojtjen e interesave dhe vlerave kombëtare. Edhe Kryetari i ri i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha. ka vizituar shtepine e familjes Godo, per te shprehur ngushellimet per humbjen e tyre.

Top Channel