Leku vlerësohet në treg

04/12/2011 14:05

Megjithëse ekspertët prej disa ditësh kanë këshilluar qytetarët që të mos nxitohen për t’i trasnferuar kursimet  e tyre nga njëra monedhë në tjetrën  sepse tregjet ndërkombëtare po ndryshojnë jo më shumë për shkaqe reale se sa emocionale,  kjo nuk ka ndodhur plotësisht.

Këtë fundjave , tregu i brendshëm i këmbimit valutor është përfshirë nga  doza të vogla  paniku. Frika e qytetarëve, që lidhen me problemet e monedhës europiane, është reflektuar këtë fundjavë edhe në Shqipëri.

Agjencitë e këmbimit valutor thonë se brenda dy-tre ditëve të fundit  janë rritur përpjekjet për të shitur euron dhe blerë me ato më shumë lekë. Për pasojë euro është zhvlersuar duke zbritur nga niveli  140 në fund të nëntorit, rreth një javë më parë në rreth 137 lek këtë të dielë.

Edhe dollari është zhvlerësuar ndaj lekut. Agjencitë e këmbimti thonë se ka tendencë që qytetarët ta  kthejnë valutën në monedhën vendase cka ka bërë që të gjitha ato të zhvlerësohen ndaj lekut.

Kjo situate favorizon qytetarët që kanë detyrime për të paguar  në euro pasi mund të blejnë më lirë me leke, aktualisht, sikundër favorizon edhe kompanitë që transferojnë euron jashtë vendit.   

Ekspertët thonë se në një gjendje të tillë me luhatje të shpeshta dhe të ndikuara nga preceptimet  emocionale për tregun, sjell më shumë  humbje dhe këshillojnë qytetarët të jenë më shumë gjakftohtë. 

Top Channel