TKZ, ndeshje bamirësie për jetimët

03/12/2011 00:00

Tifozët Kuq e Zi kanë marrë përsipër zhvillimin e një aktiviteti bamirësie. Në datën 9 dhjetor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet një ndeshje futbolli mes tyre, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë.

Ky aktivitet do të shoqërohet edhe më një spektakël muzikor ku do të marrin pjesë shumë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Hyrja në stadium do të jetë falas për fëmijët deri në moshën 15 vjecare dhe pensionistë, ndërkohë që për personat e tjerë cmimi i biletës do të jetë 200 lekë.

Të ardhurat që do të përfitohen nga ky aktivitet do të shkojnë për llogari të Shtëpisë së Fëmijës, ‘Zyber Hallulli’ në Tiranë.

Top Channel