Berat, zjarr në lagjen muzeale

03/12/2011 00:00

Një banesë monument kulture e kategorisë së parë, është djegur plotësisht në lagjen Goricë në qytetin e Beratit.

Banesa ka shpërthyer në flakë duke rrezikuar shumë banesa të tjera në këtë zonë muzale në Berat.

Banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve të cilët kanë shkuar për të izoluar flakët. Banesa ndodhet në qendër të lagjes.

Drejtuesit lokalë të bashkisë kanë shprehur ankesat e tyre për lënien jashtë vëmendjes së kësaj lagje muzeale të Beratit.

“Duheshin vënë në funksionim pompat që e kanë ujin gati 50 m larg nga lumi. Ende nuk funksionon rrjeti i hidranteve, është kaotik rrjeti elektrik në lagjen Mangalem, Goricë e Kala që kërkojnë investime kapitale për të mos ndodhur situata të tilla”, deklaron kreu i Bashkisw sw Beratit, Fadil Nasufi.

Mëngjesin e së shtunës rezultoi që dy familje që banonin në atë ndërtesë muzeale mbetën të pastreha.

Zjarri ka shpërthyer pas një mungese të energjisë elektrike. Me ardhjen e energjisë në banesë është dëgjuar një shpërthim e më pas catia ka shpërthyer në flakë.

Top Channel