Mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara

02/12/2011 00:00

Për shkak të zisë kombëtare që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Aftësise
së Kufizuar, shoqatat përfaqësuese të kësaj kategorie kanë hartuar një
rezolutë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit dhe përfaqësive
të huaja në vend lidhur me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të
tyre.

Në kete rezolute thuhet, se standardi i lirive dhe te drejtave te tyre po shkon drejt perkeqesimit dhe punesimi per ta vazhdon te jete molle e ndaluar. Personat me aftesi te kufizuara cdo dite e me shume po reduktohen, si protagonistë te mbrojtjes dhe realizimit te drejtave te tyre.

“Këshilli Kombëtar është i hapur të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e aftësisë së kufizuar dhe për aftësinë e kufizuar në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Thelbi i bashkëpunimit duhet të jetë vetëm një, në funksion, në mbrojtje dhe në interes të të drejtave të përfitimeve të personave me aftësi të kufizuara. Ne nuk kemi asnjë mandat tjetër”, tha Sinan Tafaj, president i Keshillit Kombetar te Personave me Aftesi te Kufizuara.

Tafaj theksoj se duhet nxitet procesi i ratifikimit të konventes se personave me aftesi te kufizuara, te zbatohet Kodi Civil qe garanton zotesine per te vepruar te ketyre personave, si dhe te nise menjehere nje reforme ne sistemin e pagesave.

Me ligj eshte percaktuar qe cdo institucion shtetror duhet te punesoje 3 persona me aftesi te kufizuara, por ne fakt kjo nuk respektohet.
 
“Aktualisht ne po punojmë që të bëjmë, që të hartojmë politika të tilla për punësimin e këtyre personave. Statistika të sakta nuk ka lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Pjesa e punësimit është paksa e vështirë, pasi ka të bëjë me disa faktorë, duke futur këtu edhe një lloj mentaliteti të shoqërisë. Ne kemi punësuar tre persona me aftësi të kufizuar dhe unë shpresoj që edhe institucionet e tjera publike ta marrin këtë shembull”, thotë Ilda Bozo.

I pranishem ne nje konference mbi gjithperfshirjene e aftesise se kufizuara dhe sfidat e punesimit, ambasadori amerikan Arvizu ben apel per respektim te drejtave dhe lirive te kesaj kategorie.

“Pavarësisht përmirësimeve të dispozitës ligjore për të integruar personat me aftësi të kufizuara, në ekonomi mbetet shumë për t’u bërë.Eshtë e rëndësishme që shtetet të luftojnë kundër diskriminimit dhe vecimit të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë sektorët e shoqërisë”, tha Arvizu.

Ne konferencen per gjithëpërfshirje u prezantuan dhe modele per punesimin e personave me aftesi te kufizuara .

Aktivitet në qendrën “Ndihmoni jetën”

Me rastin Dites Ndërkombëtare te Personave me Aftësi të Kufizuara, ne qendren ditore te sherbimeve sociale “Ndihmoni jetën” eshte zhvilluar nje ekspozite me fotografi dhe piktura te femijeve dhe te rinjve me aftesi te kufizuara. Familjaret e tyre, por edhe te ftuarit kane pre nga afer punimet e femijeve te cilet kane tejkaluar veshtiresite e aftesive te tyre te kufizuara per te realizuar keto piktura.

Ne kete aktivitet eshte dhene nje shfaqje teatrale e trupes se Teatrit te Kukullave te Tiranes, si dhe jane zhvilluar konkurse njohurish per rinjte me aftesi te kufizuar intelektuale dhe fizike.

Top Channel