Energjia, biznesi kundër rritjes së cmimit

02/12/2011 15:20

Rritja e cmimit të enërgjisë elektrike parashikohet të sjellë një impakt negativ përsa i përket cmimeve të mallrave ushqimorë dhe industriale si dhe në rritjen e kostos së jetesës dhe si rrjedhim rënien e fuqisë blerëse.

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm në Korcë ka apeluar për të shmangur rritjen e cmimit të energjisë elektrike për vitin 2012 pasi kjo do të sillte pasoja për qytetarët, biznesin, por edhe për gjithë ekonominë.

Kërkesa për të mos lejuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike nga kjo shoqatë i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, por edhe qeverisë së vendit për të sjellë një mbështetje edhe ndaj bizneseve të cilat kanë vështirësi për përballimin e situatës dhe janë në prag mbylljeje.

Top Channel