Kakavijë, fluks lëvizjesh në hyrje e dalje

01/12/2011 00:00

Rreth 15 mijë shtetas shqiptarë dhe 1000 të huaj kanë hyrë gjatë kësaj
jave në Shqipëri prej pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.

Policia bën të ditur se janë marrë masa që të mos ketë vonesa. Ndërkaq edhe fluksi në dalje ka qenë i konsiderueshëm, rreth 23 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria vetem gjatë kësaj jave. Policia ka ushtruar kontrolle në mjete në kuadër të operacioneve antidrogë që po ndërmerren në të gjithë jugun e vendit.

Ndërkaq ajo që mund të vecohet për këtë periudhë është tendenca e shtetasve të vendeve të treta për të përdorur Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Europë. Kështu vetëm gjatë javës së kaluar janë ndaluar gjithsej 27 shtetas marokenë, tunizianë dhe afganë, 19 prej të cilëve në kufirin e gjelbër dhe 8 në thellësi të territorit shqiptar. Pritet që fluksi i kalimit në Kakavije të jetë në rritje gjatë javëve në vijim ku të dy palët shqiptare dhe greke po përgatiten të dyfishojnë kapacitetet përpunuese dhe njerëzore.

Top Channel