Gjirokastër, në gjykatë përplasjet e vendorëve

01/12/2011 00:00

Prefektura e Gjirokastrës ka rinisur cështjen gjyqësore ndaj kreu të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Sulo Mucobega në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Pasi Mucobega ka marrë aprovimin prej Gjykatës së Apelit, javën e kaluar për të vazhduar detyrën, prefektura ka ndryshuar padinë duke bërë saktësime të elementëve të padisë.

Prefektura ka kërkuar nxjerrjen të paligjshme të proceduarave që cuan në konstituimin e Qarkut . Pas paraqitjes së provave nga të dy palët të mërkurën në Gjykatë seanca është shtyrë për t’i dhënë kohë trupit gjykues të merret me shqyrtimin e tyre.

Ndërkaq qarku është zhbllokuar prej pozicionit të ngrirë që mbante menjëherë pas konstituimit prej vendimit të Gjykatës së Apelit që vendosi vazhdimësinë e punës.

Top Channel