Durrës,shpërthim në një banesë në plazh

01/12/2011 00:00

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonen e plazhit natën e kaluar
në Durrës, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e
shumtë të zonës.

Ky eshte shperthimi i dyte brenda nje muaji qe i behet se njejtes godine banimi ne plazhin e Durresit, duke e shkaterruar plotesisht ate. Fatmiresisht nuk ka pasur persona te lenduar, pasi e gjithe familja Kajana ndodhet ne Itali ku ka emigruar prej disa vitesh. Por shkaterrimi i kesaj prone, ka demtuar dhe shtepine e nje familjeje fqinje.

Te gjitha dyert e dritaret e familjes Mici jane demtuar rende nga shperthimi, qe ndodhi ne afersi te ish-Frigoriferit ne plazh. Agjentet e antikrimit ndaj prones kane shoqeruar ne polici 5 persona, pjesëtare te nje familjeje qe pretendon pronesine e truallit mbi te cilin eshte ngritur shtepia tashme e shkaterruar e kryefamiljarit Petro Kajana.

Ndonese pista e hetimit eshte percaktuar, burime policore bejne te ditur se ende nuk ka asnje te ndaluar per keto shperthime dhe po punohet per sigurimin e provave qe inkriminojne te dyshuarit.

Nje tjeter shtepi u demtua nga shperthimi i nje granate te hedhur mbi te javen e kaluar, ne te njejten zone te qytetit te Durresit, ne plazh ku konfliktet per pronesine jane te shumta.

Top Channel