Dalipi: Basha të bëjë transparencë

01/12/2011 00:00

Aldrin Dalipi, këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak ka reaguar
sërish pas deklaratës së Bashkisë se do të bëjnë padi ndaj tij, në
lidhje me denoncimin e bërë një ditë më parë.

Dalipi akuzoi kryabashkiakun Lulzim Basha, se e ka shnderruar Bashkine e Tiranes në bashki të kunatit të tij, pasi sipas Dalipit tenderi për dekorimin e kryeqytetit për festa iu dha pikërisht një kompanie, pronari i së cilës ka lidhje familjarë me kryebashkiakun Basha.

“Paditë e bashkisë së kunatit, nuk i trembin këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lulzim Basha nuk duhet të ketë frikë nga transparenca dhe nuk duhet të heshtë. Ai duhet të sqarojë për hir të transparencës, cilat kompani i përfitojnë fondet, me cfarë procedurash dhe me cfarë tenderash. Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me taksat e qytetarëve, ne do i kërkojmë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të përgjigjet për këtë cështje. Basha duhet të dijë se bashkia e ‘Kunatit’ do të përgjigjet një ditë për të gjitha abuzimet që po ndodhin”, tha Dalipi.

Dalipi sqaron se ne mbledhjen e radhes te keshillit bashkiak do te kerkojne qe zoti Basha te pergjigjet per te gjitha akuzat e bera deri me tani, se nje i aferm i tij, po perfiton nga fondet e bashkise.

 

Top Channel