21 janari, Tahiri dëshmon në prokurori

01/12/2011 00:00

Deputeti socialist Saimir Tahiri është marre në pyetje nga prokurorët, që po hetojnë ngjarjet e 21 janarit.

Për më shume se 45 minuta zoti Tahiri, në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes, i është përgjigjur pyetjeve të  prokuroreve dhe dy oficereve te policise gjyqesore, qe mesohet se kishin te benin me ane organizative te protestes, ku mbeten te vdekur kater protestues.

Menjehere pas daljes nga zyrat e Prokurorise se rrethit, Tirane, deputeti Tahiri dha kete deklarim per median: “Ajo që është për t’u theksuar është, nga njëra anë, gatishmëria jonë për të ndihmuar hetimet për 21 janarin dhe nga ana tjetër, mungesa totale e gatishmërisë së atyre që urdhëruan vrasjet e 21 janarit, jo vetëm për të ndihmuar hetimet, por për të lejuar drejtësinë të bëjë drejtësinë. Familjarët e katër qytetarëve që humbën jetën kërkojnë drejtësi, fëmijët e mbetur pa prindër kërkojnë drejtësi, ndërkohë që familjarët dhe fëmijët e atyre që urdhëruan vrasjet e 21 janarit, pasurohen në kurriz të qytetarëve”.

I pyetur se cfarë ishin të interesuar prokurorët të dinin nga deputeti socialist, Tahiri tha se interesimi ishte kryesisht për detajet e organizimit të protestës dhe protestuesit që qëlluan ndaj forcave të rendit me gurë. “Unë u thashë atë që pashë, se nxitësit e vërtetë të asaj që ndodhi, nuk ishin nga ana e protestuesve, por ishin nga ana e atyre që duhet të mbronin institucionet, por njëkohësisht kishin detyrimin të mbronin edhe qytetarët”, tha Tahiri.

Ceshtja e 21 janarit po hetohet ne dy pista. Ate kriminale ku po hetohet roli i Gardes se Republikes dhe ne nje tjeter ate te organizmit te protestes. Pritet qe ne ditet ne vazhdim prokuroret e ceshtjes te marrin ne pyetje te tjere drejtues te PS-se, qe ishin pjesmarres ne proteste dhe besohet se kane dijeni per pjesen organizative te saj.

Hetimet mbi ngjarjen në fjalë, ndonëse kanë kaluar 11 muaj nuk kanë sjellë ndonjë risi, saqë vetë familjarët e viktimave pyetën disa ditë më parë se cfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve.

Muajin e kaluar Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gardistin Sadik Çela.

Më shumë se gjysma e fondit rezervë për emergjenca civile që menaxhohet nga Këshilli i Ministrave këtë vit u përdor për pagesa në lidhje me protestën e 21 janarit.

Top Channel