Ura e Poloskës rrezikon shëmbjen

30/11/2011 00:00

Ura e Poloskës e cila është e vetmja që mundëson kalimin nga qyteti i Bilishtit në fshatin Miras dhe anasjelltas, rrezikon shëmbjen.

Amortizimi i skajshëm i kësaj ure reflektohet tek carjet e krijuara në të gjithë gjatësinë e saj, të cilat janë disa centimetra të gjëra.

Shëmbja e kësaj ure do të shkëpuste cdo mënyrë kalimi mes dy zonave duke lënë si të vetmin shteg atë të kalimit përmes lumit.

Zgjidhja e përkohshme e gjetur për shmangien e rrezikut tepër të madh që sjell kalimi në këtë urë është bërë përmes vendosjes së disa gomave të cilat pengojnë kalimin e automjeteve në krahun e djathtë të saj.

Përtej rrezikut të shëmbjes, një tjetër element shqetësues është edhe ai i nxjerrjes së materialeve inerte përgjatë gjithë shtratit të lumit Devoll nga subjekte të ndryshme.

Top Channel