Tufa fajtor, dënohet me 20 vjet burg

30/11/2011 00:00

Lavdërim Tufa u gjet sërish fajtor nga Gjykata e Tiranës, gjatë
rigjykimit. Ai u dënua me 20 vjet, nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen
e tre personave, mes të cilëve edhe Fatmir Rama i njohur si ‘Miri i
Xhikes’.

Prova e ADN-së, e gjetur ne nje kapuc të perdorur ne vrasje, sipas gjykates rezultoi te ishte e vlefshme sipas interpretimit te trupit gjykues. Gjykata cmoi se ajo ishte prove e mjaftueshme per te vertetuar se Lavdërim Tufa kishte ndihmuar ne vrasjen e Mirit të Xhikes, ku moren pjese dy personave sipoas deshmitareve okulare.
Gjykata vleresoi se mbrojtja e Tufes, kishte sjelle argument ate mjaftueshme per te rrezuar poshte akuzen e armembajtjes pa leje, pasi armet e gjetura ne vendin e ngjarjes te cilat kishin kryer qitjen qe shkaktoi vdekjen e tre personave nuk kishte asnje gjurme te Lavdërim Tufes.

Ajo e denoi ate per ndihmen qe Tufa ka dhene ne vrasje. Deshmitari okular ne vendin e ngjarjes qe kishte kthyer edhe zjarrin me nje arme pistolete dhe kishte plagosur njerin prej vrasesve mohoi te kishte pare ne vendin e ngjarjes Tufen, nje prove kjo qe u vleresua nga gjykata per te ulur denimin ndaj tij, ne 20 vjet burg, nga nje burgim i perjeteshem qe ishte vendosur pak vite me pare ne gjykimin fillestar ndaj Lavdrim Tufes.

Vrasja e Mirit te Xhikes dhe dy miqve te tij ne kartodromin e Tiranes ndodhi ne 30 mars te vitit 2003, rreth ores 23:00 te mbremjes, gjate kohes se zhvillimit te ndeshjes se futbollit Shqiperi –Rusi. Lavderim Tufa u arrestua i akuzuar nga prokuroria gjashte muaj me vone pasi kishte ndodhur ngjarja. Ai nuk e ka pranuar asnjehere krimin per te cilin u denua.

Top Channel