Korcë, shtyhet gjyqi ndaj 84-vjecarit vrasës

30/11/2011 00:00

Shtyhet seanca e parë e cështjes gjyqësore për 84-vjecarin Gaqo Dumka, i akuzuar për vrasjen e Liljana Arapit.

Shkak për mos zhvillimin e kësaj seance është bërë pikërisht mungesa e kryesuesit të trupit gjykues. I akuzuari për vrasjen e 42-vjecares ka qenë prezent në sallën e gjyqit ku ishte paracaktuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore.

Gaqo Dumka është akuzuar për masakrimin e 42-vjecares Liljana Arapi, krimi makabër i regjistruar në datën 12 gusht ku trupi i copëtuar i një gruaje u gjet në vend grumbullimin e mbeturinave.

Policia e Korcës arriti të gjejë të gjitha pjesët e trupit të viktimës të mbështjella në qese plasmasi, përvec pjesës së kokës e cila nuk u gjet asnjëherë e plotë.

Masakra e madhe u krye në dhomën e ndenjes, aty ku 84-vjeçari kishte fshehur dhe armët e ftohta me të cilat e kishte paramenduar se do ta vriste.

Top Channel