Festohet Nata e Bardhë

30/11/2011 00:00

Edhe këtë vit në natën e bardhë,  një festë jo zyrtare por që kremtohet prej disa vjetësh në Tirane, kanë gëluar rrugët nga njerëzit e shumtë që kishin dalë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

“Do të festojmë edhe këtë vit Natën e Bardhë. Normalisht në lokalet më të “çmëndura”, thotë një vajzë.   

Fluksi i lëvizjeve ka influencuar edhe trafikun. Makina të shumta kishim mbushur rrugët e qëndrës së kryeqytetit por jo vetëm. Atmosfera festive është ndjerë edhe në lokalet e natës, të cilët kanë qenë të mbushur me njerëz edhe më shumë se zakonisht.

“Ka pasur shumë fluks njerëzish dhe ndjehen mirë dhe sot është një natë e bardhë dhe shumë e bukur”, thotë Ilir Merkoçi, një menaxher lokali.

“Po ja kalojmë shumë mirë. Më bëhet qejfi që ka dalë rinia dhe ishte një natë shumë e bukur të ecje në qytet dhe të shihje vetëm të rinj”, tha një tjetër vajzë.   

Ndryshe nga vitet e mëparëshme, Bashkia e Tiranës nuk është marrë me asnjë prej organizimeve festive. Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë vendosur ta kthejnë këtë natë në një natë argëtimi dhe hareje.

“Po ja kalojmë shumë mirë. Kemi dalë për të festuar si të gjithë shqiptarët. Kemi gjjithë këto vite që e festojmë dhe kemi dalë për të bërë qejf pasi një herë në vit ndodh”, thotë një qytetar.

Top Channel