Festat, policia shton kontrollet në fundjavë

29/11/2011 00:00

Fundjava dhe festat e Nëntorit të shoqëruar nga kushte atmosferike të
qëndrueshme dhe plot diell kanë shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve, që
kanë preferuar të kalojnë disa orë në bregdet.

Te tjere kane shfrytezuar kohen dhe detin per te peshkuar dhe bere shetitje te gjata. Numri i levizjeve eshte shtuar ndjeshem dhe per te disiplinuar trafikun, Policia e Qarkullimit Rrugor ka shtuar numrin e postoblloqeve dhe te efektiveve ne terren.

Fluksi i mjeteve eshte shoqeruar dhe me nje numer te larte te masave administrative ndaj te gjithe drejtuesve te automjeteve, qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor. Nje nga pikat me te nxehta mbetet superstrada Durres-Tirane, ku kembesoret rrezikojne seriozisht jeten duke shmangur levizjen permes mbikalimeve.

Drejtuesit e policise rrugore ne Durres paralajmerojne se sherbimet do te vijojne me masa te perforcuara dhe gjate muajit dhjetor, kur qarkullimi rendohet dhe me tej nga mberritja ne vend e emigranteve per festat e fundvitit.

Kontrollet do te synojne mbajtjen nën vezhgim të rreptë të përdorimit të pijeve alkoolike, respektimit të normave të shpejtësisë, përdorimit të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse në motoçikleta, si dhe respektimit të rregullave nga këmbësorët të cilët shpesh bëhen viktima të aksidenteve rrugore.

Top Channel