Elbasan, tkurret administrata e bashkisë

29/11/2011 00:00

Viti 2012 do ta gjejë administratën e Bashkisë së Elbasanit me të paket
ne numer. Këshilli Bashkiak ka miratuar me shumice votash shkurtimin e
organikës së administratës.

Nga 486 punonjës numri i tyre ka shkuar në 418. Sektori që është prekur më shumë është ai i shërbimeve publike. Por ky vendim nuk është shoqëruar pa debate. Anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak që njëkohësisht përbëjnë dhe shumicën, i kanë kërkuar kreut të Bashkisë që të japë shpjegime më të detajuara rreth shkurtimeve që ky i fundit ka kërkuar.

Sjedini është mjaftuar duke thënë se arsyeja e tkurrjes së organikës ka ardhur si rezultat i shkurtimit të buxhetit, krahasuar me vitet e tjera.

“Ky vendim është ndërmarrë jo vetëm për Bashkinë e Elbasanit por edhe në njësitë e tjera vendore të vendit” ka cituar ai. Gjithësesi me shumicë votash, anëtarët e Këshillit Bashkiak e kanë miratuar këtë kerkese te kreut te Bashkise. Të djathtët ne Elbasan gjithmonë kanë akuzuar Sejdinin për fryerje të administratës.

Top Channel