Djegia e tregut, tregtarët kërkojnë ndihmë

29/11/2011 00:00

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga dita kur një zjarr i fuqishëm
shkatërroi tregun ushqimor në ish-qytetin nxënësve në Tirane, tregtarët
tashme kane nsiur pune per te ngritur serish vendete tyre te punes.
Sipas tyre pervec demeve te shkaktuara, nje jave pa pune, eshte shume
per ta, pasi tregtimi i produkteve ushqimore ishte i vetmi burim te
ardhurash per te mbajtur gjithe familjen.

“Nuk na kanë dëmshpërblyer, ndërsa kemi parë një amulli duke u detyruar që t’i bënim vetëm riparimet. As nga bashkia, as nga qeveria nuk kemi marrë ndonjë përgjigje, pavarësisht deklarimeve të humbjeve që kemi bërë”, thotë një tregtar.

Ne kete treg ku furnizohen me produkte me shumice edhe tregtaret e rretheve, u dogjen rreth 30 dyqane dhe nje banese qe ndodhej prane tregut.

Ne Shqiperi mungon kultura e sigurimit te pasurise dhe te gjitha dyqante e shkaterruara nga zjarri nuk kane qene te siguruara e per pasoje nuk perfitojne demshperblim.

Tregtarët kanë deklaruar se dëmi financiar është shumë i madh dhe se presin dëmshpërblim për këtë humbje që kanë pësuar. Po sipas tyre, veç mallit të shkatërruar, një dëm edhe më i madh është djegia e dokumenteve të shkëmbimit të mallrave mes tregtarëve të shumicës dhe dyqaneve të pakicës, që furnizoheshin atje, pasi shumica janë të palikuiduara.

Situata është një katastrofë e vërtetë, ndërsa raportet e njësisë vendore thonë se 32 biznese janë dëmtuar rëndë, dhe vlera e mallit llogaritet në rreth 70 milionë lekë. Duke parë dëmet, nevojitet lëvrimi i një fondi të posaçëm, të paktën për rindërtimin e godinave dhe për shpërblimin e tregtarëve të dëmtuar.

Ngjarja e nje jave me pare edhe pse nuk pati asnjë të lënduar, shkaktoi panik kur zjarri mori përmasa i ndihmuar edhe nga lëndët shpërthyese të fishekzjarrëve. Më pas, veç evakuimit të zonës, policia bllokoi të gjitha rrugët nga frika e ndonjë shpërthimi, veprim i cili solli vështirësi edhe për zjarrfikëset, që tentonin të hynin në lagje. Madje, edhe më të vështirë e bënin hyrjen e mjeteve për shuarjen e zjarrit edhe ndërtimet e reja në zonë. Aty ku u mendua se flakët ishin drejt shuarjes, shpërthime të reja dhe të fuqishme u dëgjuan në një magazinë.

Në atë kohë, dy biznese ishin përfshirë nga flakët, që shkaktuan dëme kolosale. Në këto kushte, emergjencat civile kërkuan ndërhyrjen e ushtrisë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur të gjithë drejtuesit e policisë kryeqytetase. Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe bënë evakuimin e banorëve përreth. Flakët nuk viheshin nën kontroll dhe u kërkuan zjarrfikëse shtesë nga rrethet e Durrësit dhe Krujës.

Top Channel