Shqipëria mbase është nje rast unikal në botë, ku forcat politike mbeten të ndara në festimet për nder të Ditës së Çlirimit.

Debatet se kur u clirua Shqipëria mbeten ende te hapura në qarqet e historianëve, të cilët duket se janë rreshtuar në mbështetje të pikëpamjeve të partive politike për datën e clirimit, më shumë se të bazuarit në dëshmitë e atyre që morën pjesë në clirimin e vendit.

Ata qe kane luftuar deri ne momentet e fundit ne Shkoder, perpiqen te ushqejne me fakte historine, e cila ka mbetur gjithesesi ne mesnaten mes dates 28 dhe 29 nentor. Njeri prej tyre eshte eshtë 85-vjecari Bajram Rizai, partizan i batalionit ‘Perlat Rexhepi’ i perfshire ne luftimet e fundit ne Shkoder.

“U futëm në Postë-Telegraf nga mesnata. Në mëngjesin e 29 nëntorit na u shfaq praparoja gjermane, një autoblindë me 7-8 ushtarë. Sapo ishte zbardhur dita. Ishte i qëlluam me mitroloza. Tre u vranë, ndërsa 4 u dorëzuan. Kjo ishte goditja e fundit në 29 nëntor, që u clirua Shkodra. Le të thonë cfarë të duan, por unë jam dëshmitar i asaj kohe dhe kam luftuar prej datës 26 deri më 29 nëntor”, thotë  Rizai.

Pavaresisht kesaj deshmie dhe shume te tillave te ngjashme per daten e clirimit, duket se politika i ka dhene fund sherrit, duke e ndryshuar daten e clirimit sa here qe nderroheshin pushtet. Tashme edhe ne Varrezat e Deshmoreve ka rene paqja, dhe njera pale i nderon me 28 ndersa tjetra me 29.

Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut

Në Diten e Clirimit opozita ka nderuar “Dëshmorët e Kombit” duke vendosur kurora e buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duke e vene theksin tek respekti i thelle ndaj gjithe te rene ne luften nacional clirimtare, leshoi edhe nje apel per ata sic tha ai qe do te kerkonin te preknin kete date te shenjte per shqiptaret.

“Gëzuar Ditën e Çlirmit të vendit, ditën e pandryshueshme, të patjetërsueshme, ditën që askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa dhe as nga librat e historisë dhe ditën që e bën qesharak dhe me turp këdo që përpiqet të verë dorë mbi të”, tha Rama.

E djathta, feste me 28 nentor

Për disa nga autoritetet më të larta shtetërore, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, 28 Nentori eshte dita, kur kremtohen së bashku Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit.

Memoriali i “Nenes Shqiperi”, te Varrezat e Deshmoreve eshte vendi i nderimit per te gjithe burrat dhe grate qe, pergjate nje shekulli, u flijuan per pavaresine dhe per lirine e vendit. Per kryeministrin Berisha, pavaresia eshte akti me madhor i shqiptareve, akt qe sipas tij, beri te mundur qe shqiptaret te gezojne lirine qe kane sot.

Top Channel