Aksidentet rrugore, dy viktima

28/11/2011 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një furgon me targa Shkodre ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një godine.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri i furgonit Ben Pepaj, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Agustin Vuçinaj. Personi i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për mjekime, ndërkohë policia ka nisur hetimet për shakun e aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes së mjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte drejtuesi.

Ndërkaq në Burrel ka ndodhur një tjetër aksident. Një makinë tip furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë prej rreth 100 metrash. Për pasojë drejtuesi i makinës Vladimir Drici 45 vjec ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel