Aksident në gjueti, vdes 50-vjeçari

27/11/2011 10:40

Një 50-vjeçar në rrethin e Shkodrës humbi jetën në gjueti në orët e para të së dielës, pas një aksidenti që besohet se u vetëshkaktua nga pakujdesia.

Refik Mehja, banor i fshatit Zus, ishte së bashku me disa miq duke gjuajtur, kur nga çiftja shpëtoi një e shtënë, nga e cila ai u plagos rëndë. Mehja humbi më pas jetën në spital.

Pavarësisht rrethanave të incidentit, të cilësuara si “jo të dyshimta”, policia ka nisur hetimet për zbardhtjen e plotë të ngjarjes.

Më parë gjatë nëntorit, një tjetër gjahtar mbeti viktimë e pakujdesisë së tij, në një incident pothuajse identik, të ndodhur në Dibër. 47-vjeçari, antar i Shoqartës së Gjuetarëve në Tiranë, u vetëplagos në pyllin pranë fshatit të quajtur Zagor dhe në pamundësi për të patur akses të shpejtë në spital nuk mundi të mbijetonte.

Top Channel