Ujësjellësit kërkon rritje cmimi

26/11/2011 00:00

Drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka kërkuar Entit
Rregullator të Ujit një rritje të re të cmimit të ujit të pijshëm.

Në një dalje për mediat, kreu i ujësjellësit, sait dollapi e ka justifkuar rritjen e cmimit të ujit me investimet e shumta sipas tij që janë kryer në këto dy vjet në rrjetin e ujësjellësit.Sipas propozimit dërguar këtij institucioni, cmimi i ri i ujit për qytetarët në vitin 2012 mendohet të jetë 55 lekë për 1 mijë litra ujë ose 22 lekë më shumë nga cmimi aktual.

I pyetur për problemet e evidentuara në kryeqytet, Drejtori i Ujësjellësit Sait Dollapi tha se brenda vitit 2013 do të arrihet furnizimi 24 orë me ujë i Tiranës.

Në deklaratën për mediat, Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës tha se kërkesa për rritjen e cmimit të ujit është e drejtë dhe e ndershme sepse, nga njëra anë, cmimi i ri që propozohet barazohet me koston e prodhimit të ujit dhe nga ana tjetër është i përballueshëm nga popullata dhe kategoritë e tjera konsumatore”.

Top Channel