Durrës, debate mes palëve në Këshill Bashkiak

25/11/2011 00:00

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndërprerë pa
mundur të shqyrtojë një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës
që lidhet me problemin e strehimit social.

Keshilltaret e djathte qe kane edhe shumicen ne kete keshill kane kerkuar qe administrata bashkiake te jete me e pergjegjshme ne projekt-vendimet qe paraqet para Keshillit.

Diskutimet u ndezen kur para keshilltareve u propozua per miratim Keshilli Kulturor qe funksionon prane bashkise se Durresit. Ky keshill perbehet nga 11 anëtare dhe diskuton mbi shperndarjen e fondeve per kulturen. Debatet e grupit te keshilltareve te Partise Demokratike dhe aleateve te tyre nuk u ndalen ne emrat e propozuar si antare te ketij keshilli, por ne mungesen e prezantimit te nje analize per punen e bere prej tij gjate dy viteve te shkuara.

Fondet qe levrohen ne mbeshtetje te aktiviteteve artistiko-kulturore, sipas te djathteve, jane rreth 300 milion leke ndaj dhe kerkohet transparence dhe mire menaxhim i tyre. Ne Keshillin Kulturor te bashkise se Durresit dy antaret e meparshem Bardhyl Agasi dhe piktori Nikolet Vasia jane zevendesuar nga artistet Shpresa Beqiri dhe Aishe Stari.

Top Channel