Bulqizë, inspektohet miniera “ende me probleme”

25/11/2011 00:00

Aty ku pritej të hapej drita jeshile për 600 minatorët e Bulqizës për të
filluar punën në këtë minierë, inspektor të dërguar nga Ministria e
Ekonomisë nuk e kane dhene kete leje.

Nje grup ekspertesh nga Reparti i Inspektimit dhe nga Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore kontrolluan galerite e minieres per te pare nese ishin plotesuar detyrat e vendosura ndaj kompanise ne lidhje me sigurine dhe ceshtje te tjera. Por pas inspektimit urdheri per pezullim nuk eshte hequr.

Specialistët e Kontrollit kanë bërë të ditur se vetëm Ministria e Ekonomise do të jetë institucioni që do vendosë për rinisjen ose jo të punës në këtë minierë. Puna atje eshte nderprere prej muajit korrik pas nje greve te minatoreve qe zgjati rreth 3 muaj, me pas u nderpre pas aksidentit me pasoje vdekjen e nje minatori.

Bulqizë, shkarkohet e ndalohet sindikalisti

Drejtuesit e sindikatave shkarkuan nga detyra e kryetarin e Sindikates se Minatoreve Dilaver Përkoxhan, duke e akuzuar ate se eshte bere pale me drejtuesit e minieres se kromit ACR-së dhe nuk ka punuar ne interes te minatoreve.

Pas shkarkimit eshte bere emerimi i Kujtim Aliut si drejtues i Sindikates dhe eshte bere padi ndaj Perkoxhajt ne polici per shkak se nuk dorezonte vulen e sindikatave. Policia e ka shoqeruar sindikalistin dhe pas lirimit ai ka shpjeguar arsyet e ndalimit.

Nderkohe puna ne minieren e Bulqizes nuk ka nisur ende. Mesohet se drejtuesit e kompanise Dekometal jane duke negociuar me perfaqesuesit e Ministrise se Ekonomise per ta bere eficente minieren. Pas aksidentit tragjik qe i
mori jeten nje minatori puna ne miniere u nderpre per here te dyte duke mos nisur me. Prokuroria po heton per ngjarjen dhe ende nuk ka dhene nje perfundim.

ACR nuk nis ende punën

Minatoret e Bulqizës që punojnë ende nuk kanë nisur punë. Ata punuan
vetëm pak orë pas aksidentit tragjik që i mori jetën një minatori dhe
plagosi 8 të tjerë, e më pas puna u ndërpre.

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave po vazhdon kontrollet në galeri për të parë kushtet e sigurisë në to.
Ndërkohë minatorët përveçse pagës së 13-të dhe 22 ditëve të
llogaritura si leje e zakonshme, sipas marrveshjes së nënshkruar me
ACR-në, nuk kanë mundur të marrin qoftë edhe një pagë të vetme prej më
shumë se 4 muajsh që dhe kur nisën protestat në këtë minierë.

Prokuroria ende nuk ka gjetur shkaqet e aksidentit qe ndodhi ne
miniere. Ne nje mbledhje ku merrnin pjese drejtuesit e sindikates Kol
Nikolla dhe Taf Koleci eshte bere shkarkimi kryetarit te sindikates se
minieres Dilaver Perkoxha dhe ne vend te tij eshte zgjedhur Kujtim
Alliu. Ky ndryshim eshte shoqeruar me replika te forta dhe akuza
reciproke.

Top Channel