CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH

23/11/2011 00:00

Pas deklarateve zyrtare të KESH-it, se kompania CEZ i ka një borxh të
prapambetur prej 55 milionë eurosh, ka reaguar Zyra e Shtypit e
Kompanise CEZ-Shperndarje.

CEZ thote se ente të tjera shteterore i kane borxh kompanise, ndaj kerkon rishkimin e plote te ketyre detyrimeve zinxhir.

“Kompani të tjera publike që kanë të bëjnë me kompani buxhetore, jo buxhetore, i kanë borxh kompanisë CEZ-Shpërndarje. Ne nuk mund të flasim për një shifër për momentin, pasi është në një proces negocimi, studimi me iniciativën e sekretariatit ndërkombëtar në Vjenë dhe me Ministrine e Financës dhe me Ministrinë e Ekonomisë për të gjetur mënyrat dhe zgjidhjet e pagesës”, tha Fabiola Haxhillari nga kompania CEZ.

Gjate kesaj jave ne disa zona te kryeqytetit do te kete nderprerje te energjise elektrike per shkak te remontit qe po kryhet ne nenstacionin ‘Dinamo’.

“Ka të bëjë me një remont që po kryhet në nënstacionin ‘Dinamo’ dhe për këtë arsye janë disa mungesa të energjisë elektrike në disa zona dhe do të vazhdojë për rreth një javë, derisa ky remont të mbarojë dhe nuk ka të bëjë me mungesën e energjisë elektrike”, tha Haxhillari.

Kompania CEZ ka deklaruar se konsumi i klienteve te saj eshte rritur kete vit, ne ndryshim nga parashikimet qe ishin bere ne fillim te vitit.


ERE: Do të hetohet cdo ankese

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i ka bërë thirrje konsumatorëve, të cilët kanë qenë subjekt i veprimeve të padrejta nga ana e CEZ dhe ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje pranë kësaj kompanie, të drejtohen prane këtij institucioni.

Enti thotë se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha ankesat lidhur me problemet per leximin dhe faturimin e energjise elektrike, dëmin ekonomik, që u është shkaktuar konsumatorëve po cilesine e sherbimit te ofruar.

Por mbi të gjitha ERE njofton se do të vlerësojë ankesat për ndërprerje energjie. ERE thekson se CEZ duhet te respektoje te drejtat dhe detyrimet  kontraktuale midis paleve, si dhe te garantoje furnizim te panderprere me energji elektrike,ne perputhje me standartet e cilesise te miratuara ne kete Rregullore.

Në fund të deklaratës Enti njofton se eshte ne monitorim te vazhdueshem te ketyre problematikave dhe ne ushtrim te kompetencave te saj, do te vendose per zgjidhjen e tyre, duke informuar ne cdo hap konsumatorët e energjisë elektrike.  

 

Top Channel