Berisha: Treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë

23/11/2011 00:00

Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur
në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht
nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të
viteve 90-të.

Ata i dhane kryeministrit Berisha titullin anetar nderi të shoqates me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e miqësisë e bashkëpunimit midis shtetit të Izraelit dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Izraelit.”

Kryeministri Berisha u shprehu mirënjohjen për përfaqësimin që shqiptaro-hebrejte i kane bërë Shqipërisë në këto 20 vjet, duke u shndërruar në ambasadorët më të mirë të saj në këtë vend.

“Ne kemi një histori, jo intensive në shkëmbime në të shkuarën, por e kemi simbolike, të shkëlqyer. Sa herë që janë takuar kombet tona, janë takuar si miq dhe kjo është e vërteta. Të dy kombet kanë vuajtur, por në vitet e lirisë, Izraeli ka faktuar se ç’mund të bëjnë hebrenjtë e lirë. Këto 20 vite lirie, e vërteta është se shqiptarët kanë faktuar më shumë se të gjithë të tjerët se ç’mund të bëjnë ata, kur janë të lirë”, tha Berisha.
 
Duke ftuar Shoqaten e Miqesise Shqiperi-Izrael, te perfaqesohet vitin e ardhshem ne festimet per 100-vjetorin e pavaresise, kryeministri Berisha ftoi shqiptaro-hebrejte të intensifikonin përpjekjet për të orientuar biznesin izraelit të investojë në Shqipëri. Vizita ne Izrael, nje nga me te rendesishmet, sic e cilesoi kryeministri Berisha, ishte edhe pjesa kryesore publike e mbledhjes se qeverise, ku ai u shpreh optimist per konkretizimin e projekteve te zhvillimit me Izraelin.

“Interesi për të investuar në Shqipëri ishte shumë i madh dhe kam kënaqësinë t’i informoj shqiptarët se jehona pozitive  e reformave të Shqipërisë ishte shumë  e madhe dhe se ishte kjo jehonë, që qëndronte pas këtij interesi të madh të investitorëve izraelitë për të investuar në vendin tonë”, tha Berisha.

Top Channel