Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti

22/11/2011 00:00

Sherr mes dy të rinjve në një prej shkollave të kryeqytetit me pasojë plagosjen e një personi.

Ngjarja ndodhi në shkollën “28 Nëntori”, në Laprakë, ku pas një grindje me thika mbeti i plagosur 16-vjecari E.K, i cili ndodhet në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje drejtoreshën e shkollës.

Peshkopi, 17-vjeçari ther me thikë shokun në shkollë

Një sherr banal mes bashkëmoshatarësh brenda në shkollë ka përfunduar me therjen e një 17-vjeçari nga Dibra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” të qytetit të Peshkopisë, përpara derës së drejtorisë. Burimet e policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi dy javë më parë, ndërkohë që viktima është identifikuar si 17-vjeçari Krenar Bardulla.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër bën të ditur për “Shqip” se ngjarja ka ndodhur sapo ka përfunduar pushimi i gjatë dhe nxënësit po hynin në shkollë, për të rinisur procesin mësimor. I njëjti burim ka sqaruar se dy nxënës të kësaj shkolle, janë grindur me njëri-tjetrin gjatë një ndeshje volejbolli, për shkaqe banale. Zënka mes dy 17-vjeçarëve, shokë klase, nuk është shuar në oborrin e shkollës dhe është zhvendosur në korridoret e shkollës profesionale. Dy adoleshentët, “të ndihmuar” edhe nga shokët e tyre, janë përplasur fizikisht dhe në një moment 17-vjeçari me inicialet E.R., ka nxjerrë një thikë të vogël që mbante me vete dhe ka qëlluar mbi shokun e tij të klasës në kraharor. Adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve ai ka ndërruar jetë brenda pak minutash pas mbërritjes në urgjencë.

Top Channel