Procedurat e reja të pasaportave

22/11/2011 00:00

Procesi i aplikimit për pasaporta biometrike është ndërprerë në disa njësi bashkiake në kryeqytet.

Shumë qytetarë, të cilët kanë shkuar të aplikojnë, janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak se Ministria e Brendshme ka ndryshuar procedurat e aplikimit. Qytetarët më parë duhet të paraqiten në Komisariatin e Policise  se bashku me dy fotografi, ku do te plotesojne nje formular me te dhenat e tyre.

Pasi policia te kete verifikuar nese keto te dhena perputhen me personin qe aplikon,ateherë bashke me nje formular, qytetari duhet te shkoje ne zyrat e kompanise ‘Aleat’, te instaluara prane zyrave te gjendjeve civile. Nje moskoordinim mes komisariatit dhe zyrave te aplikimit ka bere qe qytetaret te mos kene as formularin e policise dhe te mos bejne dot as aplikimin.

“Sot shtetasit nuk po aplikojnë për pasaportën biometrike. Ata janë kthyer mbrapsht, sepse të gjithë shtetasit që erdhën këtu, ne i cuam në komisiariat në bazë të një udhëzimi dhe shtetasit që kishin vajtur në komisariat, nuk kanë bërë këtë aplikim sepse komisariatit i ka shkuar udhezimi i shfuqizuar”, tha Jeta Seitaj, kryetare e njësisë numër 5.

Kjo urdherese e Ministrise se Brendshme nuk ka mberritur ne te gjitha njesite bashkiake, pasi ne disa prej tyre aplikohej sipas procedures se vjeter, pa u paraqitur me pare ne komisariatin e policise.Burime ne Ministrine e Brendshme thone se kjo urdherese do te mberrije ne te gjitha njesite vendore .

Vjedhja e identitetit

Më 15 nëntor, Zyra e Shtypit e Ministrisë së Brendshme njoftoi publikun për procedurat e reja të pajisjes me pasaportë biometrike.

Sipas njoftimit zyrtar me propozim te Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerre ne 11 nentor nje udhezim te ri, sipas te cilit rikthehet roli i polcise ne procesin e prodhimit te pasaportave.

“Sipas kesaj procedure,- thote njoftimi zyrtar,-shtetasit shqiptare qe aplikojne per pasaportë biometrike duhet të pajisen me pare me nje formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë, ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje”.

Top Channel