Ndue Cupi, 55 vjec kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar nga policia për mjekim të pakujdesshëm.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se disa javë më parë Cupi ka operuar një të moshuar e cila ka gjetur vdekjen një ditë më pas.

E moshuara kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e gurëve në tëmth dhe pak kohë pas operacionit ka gjetur vdekjen. Familjarët e të moshuarës kanë bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Pas hetimeve të bëra u bë ndalimi për mjekun Ndue Cupi dhe Gjykata e Lezhës ka caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale mjekim i pakujdesshëm.

Top Channel