Korcë, kërcënuan adoleshentin, dy në pranga

22/11/2011 00:00

Një gjimnazist 16-vjecar nga fshati Polenë i Korcës është bere pre e
kërcënimeve me thikë të 3 personave për një periudhë njëvjecare, mes të
cilëve edhe një punonjës i Burgut të Drenovës.

I riu me inicialet V.K. i cili studionte ne shkollen e mesme “Raqi Qirinxhi” eshte detyruar nga 3 personat qe vazhdimisht t’u jape leke por edhe sende me vlere, te cilat i jane marre nen presionin e armeve te ftohta gjate kohes kur ai shkonte ne shkolle.

Fillimisht kercenimet ndaj te riut kane nisur nga nje 15-vjecar me inicialet G.K. ndersa me tej jane bashkuar me te edhe 19-vjecari Marjus Shkembi, si dhe 32-vjecari Endri Toroveci, i cili ishte edhe punonjes ne Burgun e Sigurise se Larte ne Drenove. Sipas policise presionet dhe kanosjet e bera ndaj 16-vjecarit kane qene sistematike per nje vit te tere derisa policia ka arritur te kape ne flagrance autoret ne momentin qe i kane marre te riut nje shume prej 2000 lekesh.

Top Channel