Gjirokaster, përmbytet shkolla e komunës Cepo

21/11/2011 00:00

10 nxënës mësojnë në një shkollë të vogël të vendosur në pjesën e
poshtme të fashtit Kodër në Gjirokastër. Godina e rikonstruktuar disa
here i ngjan më shumë një bunkeri ndërsa fëmijët nga 6 deri 10 vjec që
frekuentojnë shkollën  përshkojnë cdo ditë shtigjet gjithë baltë që të
sjellin këtu.

Përvec faktit që shkolla nuk plotëson asnjë standart për mësimdhënie ajo përfshihen nga ujërat dhe balta sa herë që ka reshje. Rastet kur mësimi ndërpritet për këtë arsye janë të panumërta gjatë vitit.

Ndërkaq Drejtori i Shkollës Mbikqyrëse në komunën Cepo prej nga varet edhe kjo shkollë fillore Kastriot Kaza bën me dije se mjedisi ku është ndërtuar shkolla është krejt i papërshtatshëm dhe megjithë ndërhyrjet e vazhdueshme ajo përfshihen nga ujërat sa herë që ka reshje.

Drejtoria Arsimore Rajonale në Gjirokastër ka mbyllur gjatë dy viteve të fundit shumë shkolla në komuna për mungesë nxënësish por nuk është regjistruar ndonjë rast që autoritet të vendosin  për mbylljen e shkollave si kjo që zhvillojnë mësimin jashtë cdo kriteri minimal.

Top Channel