Bashkia: Të identifikohen fëmijët në nevojë

21/11/2011 00:00

Bashkia e Tiranës ka urdhëruar që 11 njësitë bashkiake në Tiranë të
nisin identifikimin e fëmijëve që kanë nevojë për asistencë sociale.

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku tha se në bazë të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është detyrë e administratorëve socialë të emëruar në cdo minibashki, që të raportojnë për rastet e fëmijëve që vuajnë probleme sociale e ekonomike.

Sipas nënkryetares Bashkia e Tiranës do të hapë qendra të reja në cdo njësi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Qendra e parë u hap sot në njësinë bashkiake nr.4 me mbështetjen financiare të UNICEF.Në këto qendra fëmijët do të përfitojnë shërbimet e munguara, si arsimimi, edukimi dhe marrja e asistencës shëndetësore.

Top Channel