Vrasja në Elbasan, pranga një personi

19/11/2011 00:00

Një 29-vjecar është arrestuar nga komisariati numër 1 i Policisë së
Tiranës, si i dyshuari kryesor për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen e
Agnesia Thomait, e cila humbi jetën në Spitalin e Elbasanit gati një
muaj më parë.

Sipas policise Mirjan Dedja është arrestuar per llogari te hetimeve qe po zhvillohen ne kete qytet, ndersa burimet pohojne se i dyshuari u kap ne nje banese qe e kishte marre me qira per t’u fshehur ne afersi te 9-katesheve në Tiranë.

Te kontaktuar ne telefon burimet e prokurorise se Elbasanit flasin per rrethanat e ngjarjes ku 23-vjecarja qe punonte si kamariere ne lokalin, ku u qellua me arme zjarri gjate nje debati per nje shishe birre. Te pakten keto jane dyshimet e prokurorise se ketij rrethi. Sipas prokurorise ne castet e ngjarjes ne lokal kane qene vetem dy persona, njeri prej te cileve u kap kete te shtune ne Tirane. Pas arrestimit te te dyshuarit Mirjan Dedja zedhenesja e Policise se Tiranes foli per detajet e operacionit.

“Autori i kësaj vrasje, i cili është shtetasi Mirjan Dedja, 28 vjeç, i dënuar më parë për Armëmbajtje dhe Krime kundër Jetës dhe Shëndetit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, 23-vjeçaren Agnesia Thomai, ndërsa punonte si kamariere në një lokal afër universitetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit. Autori i dyshuar me preçedentë të mëparshëm penal dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale, u kap në Rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij”, tha zëdhënësja e policisë.

Top Channel