Buna, Mediu: Punimet të jenë te koordinuara

19/11/2011 00:00

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe ministri i Administrimit të Ujërave
në Malin e Zi, Tarzan Miloshevic kanë diskutuar mbi investimet në të dy
anët e liqenit të Shkodrës dhe lumit Bunë, me qëllim që të mos ndikojnë
negativisht në përmbytjen e territoreve të të dy vendeve.

Ministri Mediu garantoi per investimet e bera ne argjinature, nderkohe qe tha se ne nje faze te dyte do te nderhyhet ne thellimin e shtratit te lumit Bune, por ky proces duhet te jete i koordinuar dhe jo i nxituar.

“Faza e parë ishte e ajo e emergjencës, e cila kërkonte rehabilitimin e argjinaturave dhe dua t’ju garantoj se cdo punë e bërë në krahun tonë, në pjesën e Shqipërisë, me një investim rreth 9 milionë dollarë, deri tani, ka konsistuar në riparimin dhe forcimin e argjinaturave ekzistuese, duke ruajtur atë lartësi të argjinaturave, e cila ruan mbrojtjen e dy anëve të lumit Buna. Ne duhet ta shohim cështjen e Bunës, jo si të shkëputur, por në një lidhje shumë të qënësishme me të gjithë Drinin dhe liqenet, që lidh lumin Drin, për ta parë të gjithin si një ujëmbledhës jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe zgjidhjet të jenë të integruara”, tha Mediu.

Ministri i Mjedisit Mediu eshte takuar edhe me ministrin e Turizmit ne Mal te Zi, ku ka kerkuar marrjen e masave per ndalimin e ndotjes industriale te liqenit te Shkodres, e cila shkaktohet kryesisht nga nje fabrike alumini ne shtetin fqinj. Por shqetesim i perbashket i te dy ministrave ka qene dhe gjuetia e paligjshme ne liqenin qe i perket te dy shteteve. 

Top Channel