Pas shtrirjes në të gjithë Shqipërinë dhe krijimit të degëve në diasporë
Aleanca Kuq e Zi ka themeluar edhe “Aleancen e Gruas dhe Vajzave Kuq e
Zi”, ku morën pjesë gra dhe vajza nga të gjitha rrethet e Shqipërisë,
nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kryetarja e komanduar e “Aleances se Gruas dhe Vajzave Kuq e Zi”, Florentia Xheka u shpreh se Aleanca Kuq e Zi do te mbroje interesat dhe idealet e gruas duke u bere burim i vyer ne inkurajimin e te gjitha grave, qe te marrin pjese gjeresisht ne jeten politike-shoqerore të vendit.

“Fuqizimi i grave nuk është vetëm një objektiv, por një kusht për ndërtimin e një jete më të mirë për gjithkënd e vecanërisht për Shqipërinë. Përparimi dhe emancipimi i një kombi nuk arrihet pa potencialin dhe energjinë e grave dhe vajzave, ndaj ky potencial duhet të nxitet motivohet dhe mbështetet, për të dhënë një kontribut real në të gjitha fushat e jetës”, tha Xheka.

Zonja Xheka e mbylli fjalen e saj duke cituar nje thenie te Sami Frashërit per gruan.”T’i japesh arsim nje burri do te thote te mbjellesh nje peme qe leshon vetem hije, kurse te arsimosh  nje grua do te thote te mbjellesh nje peme qe pervec hijes jep edhe peme”.

Top Channel