Biodiezel edhe në Shqipëri

18/11/2011 00:00

Një investim privat italo-shqiptar prej 5 milionë eurosh në Parkun
Energjitik të Porto Romanos bën të mundur, që për herë të parë në
Shqipëri të prodhohet biodiezeli.

Ky eshte karburant me baze bimore, nje teknologji e re moderne dhe qe shquhet si novatore per mbrojtjen e mjedisit. Kryeministri Sali Berisha, i cili mori pjese ne inaugurimin e ketij impianti, duke i kushtuar vemendje mjedisit, nuk shmangu komentet politike dhe akuzat se disa organizata mjedisore po perdoren politikisht.

“Ftoj NGO-të e mjedisit të jenë gjithnjë më aktive në problemet e mjedisit, zhvillimit dhe ruajtjes së tij. I garantoj se ndihem njeri prej tyre. Sikundër, më duhet t’u them antiglobalistëve, se nuk keni të ardhme. Aleanca juaj e fundit, të cilën qytetarët rëndomtë po e cilësojnë si ‘aleanca e plehut’ është aleancë e dëshpëruar, e pashpresë. Ju nuk promovoni aspak, pavarësisht nga pozicionet në të cilat ndodheni, mjedisin e shëndetshëm. S’bëni gjë tjetër vetëm kërkoni të rrëmoni vota në plehra dhe ato nuk do t’i gjeni ndonjëherë, sepse ne do të bëjmë gjithçka që ky vend të jetë çdo ditë e më i pastër, që ajri, toka, uji i këtij vendi të jenë gjithnjë e më të shëndetshëm”, tha Berisha.

Gjate inaugurimit te impiantit te biodiezelit, kryeministri Berisha garantoi se qeveria do te vazhdoje te krijoje lehtesi per biznesin, ne menyre qe ne Shqiperi te vazhdoje rritja e investimeve te huaja dhe vendase, pavaresisht sic tha ai te programit te opozites per ngarkimin e tyre me taksa.

“Dhe ata, të cilët besojnë se mund të zhvillojnë vendin duke u vërsulur me taksa ndaj të pasurve, siç thonë, u rikujtojnë shqiptarëve një kohë të cilën kurrë nuk do ta pranojnë më”, tha kryeministri.
 
Me heret paradite kryeministri Sali Berisha bashke me ambasadorin italian Saba D’Elia, inauguruan nenstacionin elektrik “Tirana 2” ne Kashar. Nenstacioni, i cili eshte nje investim prej 25 milione eurosh, financim i qeverise italiane, ben lidhjen me rrjetin e transmetimit te energjise ne rajon ne aksin Greqi-Elbasan-Tirane dhe Mal te Zi. Gjithashtu, nenstacioni elektrik “Tirana 2” nepermjet teknologjise se larte me te cilen eshte ndertuar ben te mundur optimizimin e parametrave te energjise elektrike me te cilen furnizohet kryeqyteti. Sipas kryeministri Berisha qe nga 2005 qeveria ka investuar rreth 600 milione euro ne sistemin energjitik shqiptar, duke e vleresuar energjine lokomotive te zhvillimit ekonomik te vendit.

“Me këto investime është bërë e mundur që Shqipëria nga vendi i gjeneratorëve, të cilët me ndotjen e tyre kimike dhe akustike e kishin bërë të padurueshme jetën e qytetarëve, është sot, vendi me një sistem energjetik që mbështeti këto vitet e fundit rritjen më të madhe ekonomike. Energjia dhe zhvillimi janë një e të pandarë. Ne do të bëjmë gjithçka për standardet më liberale të tregut energjetik”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha garantoi se do te vazhdoje te mbaje investimet ne energji, si priroitet kryesor te qeverise se tij jo vetem për te mbuluar teresisht nevojat e  vendit, por edhe per te kthyer vendin ne nje eksportues te rendesishem ne rajon.

Top Channel