Berat, mungon ngrohja nëpër shkolla

18/11/2011 15:10

Shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit janë pa ngrohje, ndërkohë që nga zyra e shërbimeve në bashkine e këtij qyteti nuk është marrë asnjë masë për pajisjen me dru zjarri të tyre.

Nxënësit ankohen për mungesën e ngrohjes që vështirëson mjaft zhvillimin e mësimit gjatë stinës së dimrit.

Ismail Toska, përgjegjës i zyrës së shërbimeve në bashki bën me dije se ende nuk janë marrë masat për përballimin e stinës së dimrit ndonëse ishte parashikuar që sobat të viheshin në punë që në ditët e para të muajit nëntor.

Në këto kushte nxënësit dhe mësuesit e shkollave nëntë vjeçare janë të detyruar të përballojnë ditët e dimrit në temperatura të ulta pa asnjë mjet ngrohjeje.

Elbasan, shkolla nuk ka kushte për mësim

Godina e shkollës “Osman Gjini” në Komunën Mollas është e amortizuar. Ne pjesen me te madhe te saj muret jane me lageshtire dhe sistemi i ngrohjes ne shkolle nuk funksionon.

Edhe mjetet didaktike mungojne ne shkolle cak veshtireson mjaft zhvilimin normal te ores se mesimit. Vete nxenesit thone se gjate stines se dimrit klasat jane te ftohta dhe se shpesh prinderit detyrohen te mos i cojne ne shkolle.

E njejta situate parqitet edhe ne shkollat e tjera te kesaj komune. Kryetari i komunës, Agron Hysa shprehet se gjëndja është kritike dhe se në disa godina duhen bere nderhyrje emergjente.

Edhe pas kerkesave te shumta qe jane bere per riksonstruksionin e tyre ende asnje pergjigje nuk eshte bere asgje.

Top Channel