Sequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim

17/11/2011 00:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi përshëndeti konsensusin e
arritur për miratimin e Komisionit ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe
miratimin e dy kodeve që kërkonin shumicën të cilësuar të deputetëve në Parlament.

“Rruga drejt Evropës është një rrugë që ndërtohet mbi bashkëpunimin dhe konsensusi është një rrugë që bazohet në dialog”, tha Sequi. Duke folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit shqiptar, ambasadori theksoi se integrimi europian ka qenë dhe mbetet një synim kombëtar.

Më herët edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth vlerësoi votimin e së enjtes në parlament, ndërsa nxiti anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore që të garantojnë transparencë.

“Partitë të bëjnë ndryshimet në Ligjin e Zgjedhjeve sipas rekomandimit të ODIHR-it”, shprehet Wollfarth.

Top Channel