Inaugurohet Qendra e Urgjencave

17/11/2011 00:00

Në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur nga funksionimi spitali më i ri dhe një nga modernet në vend.

Ajo eshte Qendra e Urgjencave, nje investim, qe ne ndertim ka kushtuar 16 milione euro, ndersa aparaturat kane kushtuar mbi 8 milione euro. Qendra e Urgjencave nuk do te funksionoje si deri me tani, por do te mbledhe ne nje vend disa sherbime dhe te gjitha urgjencat e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

Ky organizim eshte realizuar i tille, pasi ne qendren e re moderne, ne Departamentin e Radiologjise ekzistojne  2 aparatura skaner, 1 rezonancë magnetike, 3 aparate për grafi dixhitale, 2 aparate fluroskop, 3 eko abdominale dhe 1 eko kardiake, duke mbuluar të gjithë nevojat e Spitalit Universitar. Per kryeministrin Berisha qendra e re e urgjences eshte nje hap i madh perpara ne modernizimin e sherbimit spitalor per qytetaret.

“Reforma në shëndetësi mbetet qëllimi më madhor në të gjithë reformat e tjera , hapa shumë të rëndësishme janë bërë dhe po shkojmë drejt një faze vendimtare të instalimit të sistemit të ri të financimit.  Së shpejti nis zbatimi i një programi, i cili do të vendosë sistemin tonë  shëndetësor tërësisht mbi bazat dixhitale, si një nga premisat më të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të tij dhe të të gjitha burimeve”, tha Berisha.

Qendra e re e Urgjences, perben vetem realizimin e fazes se pare nga 5 gjithsej per modernizimin e gjithe Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ne ndertesen e re funksionojne 93 shtreter, si dhe laboratoret e specializuar per te gjitha nevojat e spitalit me sherbim 24 oresh.

Top Channel