Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar

17/11/2011 00:00

Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve
ka ndodhur të enjten paradite  pranë fshatit Rrajcë të Librazhdit, ku
një makinë përfundoi jashtë rruge si pasojë e shkeljes së normave të
qarkullimit rrugor.

Në aksident humbi jetën Festim Bogdani 37 vjec, ndërsa të plagosur mbetën Avni, Besim dhe Vedat Bogdani, përkatësisht 50, 25 dhe 35 vjec. Të lënduarit janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur në orët e para të së enjtes në superstraden Fushe-Kruje-Mamurras. Nje automjet tip Volksvagen ka perplasur nje kalimtar, i cili po kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin.

Martin Dobrozi ishte duke kaluar rrugen ne momentin kur u perlas nga automjeti i cili po ecte me shpejtesi tej normave te lejuara. Ne vendin e ngjarjes menjehëre mberriten uniformat blu te cilat bene te mundur ndalimin e drejtuesit te mjetit dhe sjelljen e te plagosurit ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Sipas informacioneve nga ky spital i plagosuri eshte ne gjendje kritike per jeten. Policia po heton per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti.

Top Channel