Gjirokastër, hapet konsullata italiane

16/11/2011 00:00

Disa qindra të ftuar kanë qenë pjesë e ceremonisë së celjes së Konsullatës italiane në Gjirokastër.

I pranishëm në ceremoninë e inagurimit ka qenë ambasadori italian në Tiranë Saba D’Elia, konsulli Italian në Vlorë Sergio Strozzi dhe eventi është përshëndetur prej orkestrës frymore të Konservatorit Tito Schipa në Lece.

Në fjalën e tij ambasadori italian ka cmuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes rajoneve të jugut të Shqipërisë dhe shumë rajoneve italiane, shkëmbimet në fushën kulturore, arkitekturë, realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën akademike, arkeologji, planin e riskut sizmik të qendrës historike, zhvillim urban.

Konsulli i Nderit të Italisë në Gjirokastër Teodor Bilushi, një shqiptar i lindur dhe rritur në Gjirokastër tha se ndihej i nderuar të përfaqësonte vlerat e përbashkëta dhe historikun e një vazhde të gjatë marrëdhëniesh mes Gjirokastrës dhe rajoneve italiane.

Befasia e mbrëmjes ka qenë orkestra frymore e Leces e drejtruar nga Giovani Pellegrini e cila nën moton: “Memorja historike është një pikënisje esenciale për të ndërtuar të ardhmen” ka sjellë për të pranishmit muzikë klasike nga kompozitorë te njohur. Konsullata italiane në Gjirokastër do të ofrojë shërbime tipike konsullore ndërsa do të mbështesë zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vende edhe në sektorë të tillë më pak të hasur si ekonomia dhe tregtia.

Top Channel