Depo e re uji në Tiranë

16/11/2011 16:20

Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi deklaroi se kryeqytetit i është shtuar dhe një depo e re uji, që gjendet në Dajt, e cila ka një kapacitet prej 10 mijë metër/kub ujë.

Sipas tij, kjo depo e re do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm të zonës. Kreu i ujësjellësit tha se ndërtimi i depos së re i përket planit të investimeve të vitit 2010 dhe në total kjo shifër është 15 milion dollarë.

Në kushtet e një thatësire prej disa muajsh, Drejtori i Ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka bërë apel qytetarëve të mos shpërdorojnë ujin.

Dollapi tha se brenda këtij viti do të përfundojnë dhe investime të tjera në rrjetin e ujësjellësit të cilat do të sigurojnë sasi dhe cilësi më të mirë të ujit të pijshëm për qytetarët.

Top Channel