Misteri i vetëvrasjes së “shenjtores” Eleonorë

15/11/2011 22:50

“Dear God” apo thene ne shqip ‘I dashur Zot”. Kështu e ka ka nisur
letrën e saj të fundit e vetëshpallur “shenjtore” Eleonora
Bregu, letër e cila është dërguar për ekspertim në laboratorin e
policisë shkencore për të saktësuar përfundimisht nëse ndodhen apo jo
gjurmët e saj të gishtave këtë dokument.

Policia e Tiranës thotë se viktima është vetëvrarë me një pistoletë, të cilën gruaja e mbante pa leje dhe se dhoma, ku ajo u gjet nga fëmijet ishte e mbyllur nga brenda dhe dritaret ishin të mbyllura.

Ne fund te letres gruaja thote policia ka nenshkruar emrin, mbiemrin dhe firmen. Policia thote se ka pyetur femijet e viktimes te cilet kane thene se nuk e dinin qe e ema mbante arme, nderkohe qe i vetmi njeri ne ambientet e sektit fetar qe ndodhej ne oret qe ka ndodhur vetëvrasja ishte roja. Ky person ka deklaruar ne polici qe nuk ka degjuar te shtena thane burimet e policise.

Gruaja qe drejtonte prej vitesh nje mision fetar kishte kete te merkure nje proces, ku Vakefi i Shenjte i Lidhjes Hyjnore qe ajo drejtonte ndodhet i paditur ne nga pronaret e truallit ku ndodhet Fondacioni Eleonore. Procesi, sipas faqes zyrtare te Gjykates se Tiranes, ndodhej ne pritje te leximit te akt-ekspertimit per kufijte e truallit, ndersa procesi, sipas ketyre te dhenave, ka nisur qe ne muaj shkurt te ketij viti.

Ne ambientet ku ndodhet selia e sektit fetar, homazhet per Eleonora Bregun jane bere me dyer te mbyllura per mediat, nderkohe qe njerez te shumte mes te cileve edhe besimtare te ketij sekti hynin per ceremonine e fundit, nje lamtumire kjo qe gjate gjithe dites shoqerohej me muzike funebre ne sfond.

Mbështetesit duan shkakun

Me t’u përhapur informacioni se ajo i kishte dhënë fund jetës, me dhjetëra mbështetës të Eleonora Bregut kanë mbërritur në vendin-kult, duke kërkuar që të hyjnë brenda dhe duke kërkuar informacion mbi vdekjen e saj.
Madje, sipas “Shqip” ata kanë qenë dyshues në faktin se ajo mund të jetë vrarë, pavarësisht se punonjësit e policisë kanë tentuar t’i qetësojnë, me qëllim që të mos prishet vendi i ngjarjes. Por, brenda ka qëndruar vetëm djali i Eleonorës, Roel Zhitoni. Megjithatë, Eleonora Bregu, e cila rezulton të jetë nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, rezulton se ka pasur vetëm një konflikt pronësie.

Prej vitesh ajo kishte ngritur një qendër fetare besimi në zonën e ‘Komunës së Parisit’, ku ka pasur probleme të vazhdueshme me pronarët e tokës. Sekti fetar i quajtur “Eleonorë”, sipas të ndjerës, bënte mirë dhe u jepte njerëzve shpresë. Nga ana tjetër, familja Vorpsi pretendon pronësinë e truallit ku është ndërtuar sekti, mbi bazën e dokumentacionit që disponon. Sipas familjes Vorpsi, e ndjera e ka ndërtuar ndërtesën në mënyrë të paligjshme. Madje, për këtë çështje ka pasur edhe konfrontime fizike mes ndërtuesve dhe mbështetësve të këtij sekti.

Eleonora “mashtroi” se tentuan ta helmojnë

Pak vite më parë, e vetëshpallura shenjtore u bë protagoniste e një skandali tjetër, kur njoftoi në polici se disa persona kishin tentuar ta helmonin në gjumë. Kallëzimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rremë. Eleonora Bregu deklaroi se persona të maskuar kishin hyrë brenda dhe e kishin keqtrajtuar, duke tentuar t’i japin helm me dhunë. Madje, informacioni bëri bujë në publik, por brenda një kohe të shkurtër rezultoi i rremë, pasi u vërtetua se kallëzimi ishte i pavërtetë. Misioni Shenjtëror ‘Eleonore’ e ka emërtesën zyrtare: “Lidhja Hyjnore e Vakëfit të Shenjtë Eleonore” dhe është themeluar më 20 korrik 1987. Sipas të dhënave zyrtare të misionit, ai erdhi përmes një komunikimi përgjatë kontaktit të parë spiritual të Zonjës së Shpirtit me Entitetin. Misioni thotë se si lëvizje e re ka si qëllim kryesor të ushtrojë veprimtari spirituale, humanitare, si dhe përtëritjen e ekuilibrit dhe të kualitetit të jetës në përgjithësi. Ai deklarohet i hapur në mënyrë të plotë e të barabartë për të gjitha kombësitë, racat, religjionet, shtresat shoqërore, përkatësitë politike e kulturore.

Top Channel