“AK”: Shteti shqiptar rrezikon falimentimin

15/11/2011 18:30

Aleanca “Kuq e Zi” përshëndet raportin e Bankës Botëtore dhe jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili sipas “AK” rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca “Kuq e Zi” i bën me dije mbarë opinionit publik se qeveria po shkon drejt shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik, i cili është i miratuar nga Parlamenti Shqiptar.

Ky ligj përcakton qartë se niveli i borxhit  publik nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% të  Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që sipas raporit të Bankes Botëtore, sot Shqipëria është në nivelin e 59,6%.

Gjithashtu, “Aleanca Kuq e Zi” shpreh shqetësimin për mos respektimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Nderkombëtar, i cili i sugjeroi qeverisë në qershor të këtij viti që të mbante nivelin e borxhit publik nën 60%, madje direktiva ishte për ta ulur deri në 50%.

Top Channel