" /> ">

“Otranto”, protestë para konsullatës italiane

14/11/2011 00:00

“14 vjet tragjedi, krim me paramendim. Kerkojme drejtesi per viktimat e
Otrantos”. Ky ka qene apeli qe familjaret e viktimave te Otrantos kane
organizuar perpara konsullates italiane ne Vlore.

Demshperblimi dhe venia ne vend e drejtesise kane qene dy pikat kryesore te kerkuara nga familjaret e tragjedise se Otrantos te cilet kane pohuar se neqoftese qeveria italiane nuk merr masa atehere protestat e tyre do te pershkallezohen ne Rome dhe ne Bruksel.

Per cdo vit familjaret e viktimave përkujtojnë tragjedinë, si dhe kërkojnë drejtësinë e munguar në këto vite.

Mbrëmjen e 28 marsit te vitit 1997, 81 persona, mes te cilëve gra e fëmijë, humben jetën ne kanalin e Otrantos, ndërsa 24 te tjerë u zhduken gjate përpjekjes për te kaluar ilegalisht ne shtetin fqinj. Ne atë kohe anija me te cilën ata udhëtonin, “Kateri i Radës” u godit nga anija italiane “Sibila”.Pak muaj me pare gjykata e Leçes dënoi me 2 vjet e katër muaj burg komandantin e anijes “Sibila”, Fabricio Laudadio, ndërsa me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie kapitenin shqiptar te anijes tjetër, Namik Xhaferri.

Anija e Otrantos, monument i kujtesës

Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje.

Top Channel