Korcë, djegia pallatit, banorët kërkojnë shtëpitë

14/11/2011 18:35

Banorët e pallatit që u dogj këtë verë, në lagjen numër 6 të qytetit të Korcës janë hedhur në protestë.

Zjarri shkrumboi 4 apartamentet e ndodhura në katin e 3-të të këtij pallatit, dhe banorët janë strehuar për rreth 5 muaj në ambientet e konviktit të shkollës së mesme bujqësore.

Ata kanë apeluar për ndihmë, duke kërkuar mbajtjen e premtimit për rindërtimin e banesave të tyre. Sipas tyre në konviktin ku ata janë strehuar nga bashkia, është thuajse e pamundur jetesa.

Pas djegies së 4 apartamenteve dhe dëmtimit të pjesës tjetër të pallatit banorët përballen jo vetëm me papunësinë dhe kushtet e vështira ekonomike, por edhe me mungesën e strehimit gjë e cila e vështirëson së tepërmi jetesën e tyre.

Top Channel