Berisha viziton Norvegjinë

14/11/2011 00:00

Zgjerimi i investimeve në fushën e energjitikës ka qenë një ndër temat e diskutimit ndërmjet kryemistrit Sali Berisha dhe kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg.

I ndodhur në një vizitë pune në Oslo të Norvegjisë, kryemistri Berisha tha se dy ishin cështjet më të rëndësishme në këto diskutime, energjitika dhe truzimi.

“Pa dyshim cështja më e madhe është energjitika. Dy ndër kompanitë më të mëdha norvegjeze në fushën e energjisë, “Statkraft” dhe “Statoil” janë të përfshira thellësisht në punën në Shqipëri. Kryeminsitri më siguroi se do të mbështesë plotësisht investitorët dhe kompanitë norvegjeze që do të investojnë në Shqipëri në fushën e energjisë”, deklaroi Berisha, i cili shprehu interesin edhe për një projekt tjetër.

“Unë e informova kryeministrin norvegjez për dëshirën time për t’u bërë të gjelbër në cështjet e energjisë, gjithastu dhe në pyllëzim. Kemi shpresë se qeveria e Norvegjisë do të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjen e madhe për pyllëzimin”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa kryeminsitri norvegjez, Stoltenberg tha se Norvegjia e mbështet idenë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndonëse vendi nordik nuk është pjesë e tij.

“Jemi të impresionuar nga perfomanca ekonomike e Shqipërisë, bazuar në rritjen ekonomike. Ne shohim potencialin, shohim sa e rëndësishme po bëhet Shqipëria, ndaj besojmë se ka një potencial të madh për bashkëpunim në fushën e biznesit, për investimet, për zhvillimin e potencialit tregtar ndërmjet dy vendeve”, nënvizoi Stoltenberg.

Kryeminstri norvegjez do të vizitojë së shpejti Shqipërinë pas ftesës së bërë nga homologu shqiptar.

Top Channel