Tiranë, 600 gjoba në ditë

12/11/2011 00:00

Pas nisjes së fushatës sensibilizuese kundër parkimeve të gabuara në
Tiranë, Policia Rrugore raporton një rekord gjobash me një mesatare prej
600 gjobash në ditë, referuar tre neneve të Kodit Rrugor për ndalimin,
qëndrimin dhe pushimin e mjeteve.

Megjithe nisjen e fushates, ku punonjesve te Policise Rrugore u eshte lene detyra te shperndajne fletushkat informuese për qytetarët, sërish parkimi dysh vijon të mbetet një problem në kryeqytet. Komandanti i trafikut Rrugor Ramadan Kopani tregon per Top Channel akset me problematike.

“Probleme ka në rrugën ‘Myslym Shyri’, ne segmentet përpara Tajvanit, në rrugët drejt tregjeve dhe gjatë gjithë këtyre segmenteve kemi probleme me mosrespektimin e Kodit Rrugor. Kemi vendosur mesatarisht 600 gjoba në ditë, por kjo nuk do të thotë se gjobat nuk do të shtohen nëse do të shohim sërish probleme”, thotë Kopani.

Qytetaret e kontaktuar ne rrugen ‘Myslym Shyri’ pohojne se e kane te veshtire te gjejne vendparkim e per kete u duhet te mosrespektojne Kodin Rrugor. Nenet  155, 156 dhe 157 thone se sanksionet per ndalim, qendrim dhe pushim te gabuar te mjeteve variojne nga 500 deri ne 3 mije leke te reja deri me heqjen me karoatrec te automjetit. Per aplikimin e ketyre gjobave zoti Kopani shprehet se po hasin probleme per mjetet me targa te huaja, cka do te thote se ne rastin me te pare kur gjenden ne parkim dysh keto mjete do te largohen me karoatrec.

Policia Rrugore deklaron se fushata sensibilizuese kunder parkimeve eshte pa afat

Top Channel