Meta: Urgjent reforma zgjedhore

11/11/2011 00:24

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë të kësaj paritie u shpreh për nevojën e nisjes nga puna sa më shpejt të  reformës zgjedhore e cila duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe transparencën.

“Dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të prezencës së OSBES-së, lidhur me domosdoshëmrinë e fillimit të punës për reformën zgjedhore, që pritet nga të gjithë dhe në mënyrë të veçantë pritet edhe nga BE-ja, pasi është koha të lemë fjalët dhe të nisim punën serioze dhe të pergjegjshme. Të kthejmë fjalët në reformë gjithpërfshirëse. Ne nxisim fort dialogun politik”, tha kryetari i LSI, Ilir Meta

Kreu LSI theksoi se reforma zgjedhore lidhet me cilësinë e funksionimit të demokracisë, dhe me respektin ndaj votës së qytetarit të Republikës së Shqipërisë.

Top Channel