Disiplina në shkollat e mesme

11/11/2011 23:51

Adoleshentët janë cilësuar nga psikologët si individë që mund të shpërthejnë në cdo cast, dhe nga ana tjetër tejet të brishtë. Sjellja e tyre në formë korrekte dhe pa dhunë fizike e psikologjike, është cilësuar si forma më e mirë mes tyre dhe mësuesve.

“Kuptohet që sjellja e dhunshme është e dëmshme dhe e padobishme për çdo njeri, që nga fëmija i vogël deri në moshë të rritur. Nuk sjell dobi pasi dëmton personalitetin dhe çon në sjellje ekstreme”, tha specialistja e ISHP, Erka Amursi.

Në gjimnazet e Tiranës, roja i shkollës, monitoron me ashpërsi hapjen dhe mbylljen e dyerve, aq sa është gati e pamundur edhe për gazetarët të komunikojnë me drejtorët e shkollave.

Mbajtja e nxënësve brenda territorit të shkollës, bëhet gati me forcë. Por ka edhe metoda të tjera. Nëse një prej tyre mungon orën e parë duhet të marrë mungesa për gjithë ditën.

Por ndodh që shpërthimi i adoleshentëve të jetë i madh, dhe mësuesi të zgjedhë format e dhunshme psikologjike dhe hera-herës edhe fizike ndaj tyre.

“Një problem shumë i madh është edhe dhuna verbale fyerjet e ndryshme, të cilat cënojnë egon e adoleshentit dhe bëhen burime reagimesh të fuqishme prej tij”, shtoi specilistja e ISHP-së, Erka Amursi.  

Në shkollën e mesme Andon Zako Cajupi një pjesë e mësuesve po dëshmojnë se ndaj tyre po ushtrohet një formë e gabuar sjelljeje, e cila nis me shpërndarjen e regjistrave në korridor, apo me hapjen e klasave me forcë nga eprorët e tyre

“Në respektimin e mendimit të tyre, jo të ushtrimit të forcës ndaj tyre të asaj që kërkon drejtoresha të jetë këtu në shkollë, përdorimit të komunikimit të qetë në vend të dhunës këto janë gjëra thelbësore për respetkimn e fëmijëve”, u shpreh mësuesja e Biologjisë, Ina Kasimati.  

Kjo formë duket se ka ndikuar keq edhe tek adoleshentët.

Top Channel